Presidenti Thaçi “n’akcion”, ju dërgon ftesa partive – Qe për çka (foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shumë shpejtë ka me pasë përbamjen e re të saj, mbas zgjedhjeve të reja të mbajtuna në Tetor të vitit të kaluem.

Indeksonline mëson se presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ju ka dërgue ftesa partive politike për m’i propozue anëtarët e ri të KQZ’s.

Ky veprim i Thaçit asht mbështetë në Ligjin për Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Kësisoj, kryetari i shtetit asht bazue konkretisht në ligjin për mandate dhe emnime të anëtarëve të KQZ’s.

Afati që partitë politike t’ia dërgojnë emrat është 27 janari, kjo duke u mbështetur në ligjet përkatëse.

“Mandati i anëtarëve të KQZ-së fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend”, specifikohet në ligjin për zgjedhjet”.

Ndërsa, Indeksonline mëson se përbërja e re do të ketë 90% ndryshime pasi disa prej anëtarëve s’kanë mundësi të jenë në mandatin e tretë.

“Sikurse është rasti me anëtarët nga VV, PDK, KDTP… ata i kane përfunduar nga 3 mandate”, thotë ky burim.

Përbërja e re në KQZ do të jetë:

Vetëvendosje 2

LDK – 1

PDK – 1

AAK – 1

NISMA – 1

MINORITETET – 4

Kryetarja KQZ – 1

Gjithsej, 11 anëtarë.

Shperndaje në: