Deklarata e Walker mbas vizitës në VV

Ish-ambasadori i OSBE në Kosovë, William Walker, ka vizitue sot në zyret e partisë VV.

Para mediave, Walker ka folë edhe për situatën e fundit të krijueme në vend, me ngërçin e krijuem në formimin e qeverisë së re.

Ai tha se nji shtet pa qeveri, vështirë me u thanë se asht shtet.

“Nji shtet pa qeveri asht vështirë me qenë shtet. Pritjet te njerëzit dhe diaspora janë se tash kemi nji shansë për të rijtë, por pa e ba nji qeveri kjo asht vështirë e realizueshme. Pra, jam i interesuem me pa se çka ka me ndodhë, dhe shpresoj se qeveria ka me u ba shpejtë”, tha ai para gazetarëve.

Shperndaje në: