VV tregon se çka u bisedue në takimin mes Kurtit e William Walker

Ish-ambasadori i OSBE në Kosovë, William Walker, ka takue sot në zyret e partisë liderin e VV’s, Albin Kurtin.

Partia e këtij të fundit përmes nji komunikate për media ka tregue se çka asht bisedue në takimin e mbajtun para disa minutash.

Njoftimi i plotë:

Sot, Kryetari Albin Kurti së bashku me Nënkryetarin e Lëvizjes Besnik Bislimin priti në takim ambasadorin e mirënjohur, mikun e Kosovës, z. William Walker.

Në prag të përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, u diskutua për rëndësinë e historisë në politikë, për përpjekjet nga Serbia për të mohuar krimet dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe zhdëmtimi për viktimat.

Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më parë.

Shperndaje në: