Dy rusët që tentuen me hy në Kosovë ilegalisht morën veturën në këtë shtet

lobodan Bakic, prokuror kujdestar në Prokurorinë themelore në Mitrovicë, ka thanë se dy rusë të arrestuem dje, janë përpjekë me hy në pikën kufitare në Jarinje, porse për mungesë vizash janë kthye mbrapshtë.

Egor Igorevic (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova janë dy të arrestuemit.

“Dy shtetas rus janë legjitimue gjatë përpjekjes për hymje legale në Kosovë, në Jarinje në orën 10:26. Megjithatë, ata nuk kanë pasë leje qëndrimi, ndaj janë kthye”, i ka thanë Bakic radios Evropa e Lirë . Simbas tij, mbas këtij dështimi, shtetasit rus kanë shfrytëzue rrugë alternative të katundit Sherpel për me depërtue në territorin e Kosovës. Por, janë kapë nga njisitet patrulluese.

Atyne u asht shqiptue masa e ndalesës 24 orëshe. Në momentin e arrestimit, simbs Bakic’it nuk kanë pasë përkthyes me kuptue qëllimin e ardhjes së tyne në Kosovë. Nji gja e tillë, ai ka thanë se ka me u ba gjatë intervistimit të sotëm.

Të dy rusët tentuen me hy në Kosovë me nji veturë me tabela të Cetinjës, të marrë me qira në Budvë, e cila asht konfiskue nga autoritetet policore.

Shperndaje në: