Albulena Haxhiu: Ose bajmë koalicion me LDK’n, ose…

Nënkryetarja e VV’s, Albulena Haxhiu, ka thanë se nëse nuk arrijnë me ba koalicion me LDK’n, atëherë detyrohen me shkue në zgjedhje.

Në nji intervistë për Ekonomia Online, Haxhiu ka pranue se i asht ba ofertë e re LDK’s, tue mos komentue ma shumë.

“Ne kemi nisur përpjekjet tona para 100 ditësh. kemi bërë gjithçka për ta mundësuar koalicionin me LDK-në. Madje kemi bërë edhe shumë kompromise vetëm për ta mundësuar dhe për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Përkushtimin qe e kemi pasur në fillim vazhdojmë ta kemi sërish. Konsiderojmë që me 6 tetor qytetarët na kanë dërguar mesazh të qartë si parti fitues me Albin Kurtin kryeministër. Kemi pasur disa pengesa për këtë koalicion për shkak të kërkesave të LDK-së së pari për përfshirje të presidentit e pastaj pas 26 dhjetorit të zgjedhjes së kryeparlamentarit. Ne kemi bërë një ofertë për LDK-në, presim që ata ta mbledhin Këshillin drejtues për ta shqyrtuar propozimin tonë për të dhënë përgjigje në raport me propozimin. Për hir të këtij koalicioni ne nuk mund ta themi se cili është propozimi jonë”, thotë ajo.

“Ne kemi përkushtim ë madh për këtë koalicion siç kemi thënë e vepruar. Shpresoj që LDK do ta pranon ofertën tonë në mënyrë që ti hapet rrugë krijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Partner tjetër nuk do të kemi, përveç bashkëpunimit me partitë e minoriteteve. Sa i përket PAN tash parti të ndara ne nuk do të kemi bashkëpunim, pra alternativa e dytë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që për Vetëvendosjen nuk janë të pranueshme pasi vendi po kalon në situata problematike. Nëse shkojmë të ky version, jemi të detyruar ta bëjmë një gjë të tillë”, përfundoi ajo

Shperndaje në: