Kjo asht oferta e re e Kurtit për LDK’n?

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para se me ja dërgue ofertën e mbramshme LDK’s me 14 ministri, të njajtën jau kishte prezentue edhe deputeteve nga komunitetet në Prizren.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmue njani nga pjesëmarrësit në këtë takim.

Simbas tij, Kurti u ka thanë atyne që asht nji ofertë ndoshta finale për LDK’n dhe se nji lëvizje të tillë kryetari i VV’s tha se ishte i detyruem me ba.

Me këtë ndamje të re me 14 ministri, nji ma shumë i shkon minoriteteve, ndërsa nga dy të tjera pritet që nji ma shumë me pasë LDK, përkatësisht LDK ka me i pasë gjashtë ministri, Vetëvendosje pesë dhe minoritetet tri.

Shperndaje në: