Deputetja e LDK’s përgjigjet rreth ofertës së VV’s

Deputetja e LDK’s, Besa Gaxherri, në nji prononcim për “Gazeta Blic” ka folë mbi ofertën e re që LVV i ka ba Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gaxheri thekson se oferta e Albin Kurtit për me rritë numrin e ministrive nuk asht e pranueshme.

Ajo thekson se kjo gja tashma po bahet për me i knaqë egot e individëve të caktuem.

“Unë nuk kam asnjë informacion sepse ajo ofertë nuk është shqyrtu. Procesi është dëshpërues edhe i pakuptimtë. Zoti Kurti po na jep me kuptu se është shumë i përkushtum me pas sa më shumë pushtet dhe kontroll në këtë Qeveri. Nëse tani po mundet me u rrit numri i ministrive për të kënaqur egot ose kërkesat e individëve për mua nuk është e pranueshme dhe nuk është ajo pritja të cilën e ka proklamuar z.Kurti. Z.Kurti bani Kryetarin e Kuvendi dhe tani po bën makinacione për shtimin e numrit të ministrive. Unë mendoj se kjo punë duhet të vendoset shpejt, dhe mendoj se nuk është e rëndësishme se kush i merr ministritë. Z.Kurti ka shku tek z.Mustafa për bashkëpunim edhe pse sjelljet kanë qenë të papranueshme nga LDK-ja, z.Mustafa i ka kalu.Unë kam besu se mundemi me ba marrëveshje por se si lindi tek Kurti gjithë ky mosbesim për LDK-në është zhgënjyes dhe mosbesues” tha Gaxherri.

Kjo asht oferta e re e Kurtit për LDK’n?

Shperndaje në: