Propaganduesi i Iranit i reagon Periskopit: Albin Kurti asht mesia, nder i madh që jam me VV

Pas lajmit të përcjellur nga Indeksonline, Periskopi ka marrë një reagim interesant nga z.Bujar Rogova, personi me veprimtari të dyshimtë që kishte përkrahur Iranin në vendin tonë. 

Rogova u bë e ditur se kishte përkrahur fuqishëm z.Elbert Krasniqi, tashmë pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës.

Elbert Krasniqi ishte pjesë e partisë me emrin IRDK por pas zgjedhjeve vendosi të bashkohej me partinë e z.Kurti duke i bërë deputeti i 30 i saj.

“Për që e perkrahi VV-në, dhe Gjeniun e kohes është Krenari dhe nder i madh për mua, për mua personalisht Albini është Mesiu (shpëtimtari i Kosovës)”, shkruan në një koment te faqja e Periskopit në Facebook, z.Rogova.

Ai po ashtu kishte bërë thirrje që të shkohej në luftën e Sirisë për të luftuar kundër ISIS-it që po shkatërronte trashëgiminë kulturore të atij vendi.

Shperndaje në: