Veliu flet për ofertën e VV’s ndaj LDK’s

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folë për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtue partisë së tij, LDK’s.

Veliu në nji prononcim për Telegrafin, ka thanë se në këtë ofertë nuk ka diçka të re dhe serioze që kishte me mujt me zgjidhë situatën drejt nji marrëveshje përfundimtare.

“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja, megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, tha Veliu.

Shperndaje në: