Xhabir Zharku mbetet në paraburgim edhe për dy muej

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka vazhdue masën e paraburgimit edhe për dy muej të tjerë, ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Këtë e ka konfirmue gjykatësi i procedurës paraprake, Mustaf Tahiri.

Ai ka thanë se kjo masë e caktueme ndaj të dyshuemit Zharku, ka me vle deri me 9 Mars të këtij viti.

Zharku ishte arrestue në Dhetor të vitit 2019, nën dyshimet se gjatë viteve 2008-2010, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit, në kohën kur ishte kryetar i Kaçanikut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shperndaje në: