Me luftue kancerin me qelizat tueja: Shkencëtarët zvicranë zhvillojnë terapi të reja

Njana ndër qendrat kryesore në Europë për luftimin e kancerit gjendet në Lausanne të Zvicrës. Klinika e Onkologjisë e Centre Hospitalier Universitaire Vaudois (Chuv) i ka 550 punëtorë.

Nji grup hulumtuesish të primë nga George Coukos, aktualisht asht tue zhvillue katër teste klinike me terapi të reja kundër kancerit, shkruejnë mediat zvicrane.

Bahet fjalë, mes tjerash, për kancerin e zi të likurës dhe tumorë të tjerë. Rezultatet e para janë premtuese, thotë mjeku George Coukos.

Njana nga terapitë quhet TIL, në anglisht «tumor-infiltrating lymphocyte» (limfocitët e infiltrueme në tumor). Qëllimi asht që me u shumue qelizat «T», të cilat parimisht e dallojnë tumorin.

Këto qeliza shumohen në laborator dhe në trup të pacientit nxiten për me luftue dhe shkatërrue kancerin. Ky asht nji proces tejet i ndërlikuem mjekësor dhe mundet me zgjatë disa javë. Për trajtimin pacientit nevojiten 50 deri në 75 miliardë qeliza «T».

Shperndaje në: