Skender Hyseni: Vetëvendosje të dalin me qëndrim, sharlatanët e tyne nuk i ndigjojmë

Pazaret politikë për ndamjen e pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po bajnë që dy partitë mos me arrtë koalicion mes vete, kjo për shkak se nuk munden me nda hisen e madhe të pushtetit.

Mosarritja e koalicionit mes dy partive, ka ba që VV e LDK me i rrtë shantazhet dhe sulmet ndaj njana tjetrës nëpër debatet televizive dhe situata me u përkeqësue.

Ndaj të gjithë kësaj situate ka reague anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, i cili thotë se nuk ka vullnet në Lëvizjen Vetëvendosje për me ndërtue qeverinë e re.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka bërë publike poropozimin e saj të fundit i cili është mjaft i balancuar dhe korrekt, jemi në pritje të një reagimi nga Vetëvendosje për një përgjigje përfundimtare, për të rrumbullakësuar këtë çështje, megjithëse ne e dimë se tash e dy muaj Vetëvendosje është sjellur sikur të ishte në fushatë elektorale, duke apstrofuar dhe akuzuar zyrtarë të caktuar të LDK-së dhe duke nxjerrur sondazhe, si një formë presioni dhe ‘kërcenim’ se si do të dalin në zgjedhje të reja.Por ne nuk i marrim seriozisht disa zëra sharlatan të Vetëvendosjes që tërë ditën sillen me perbuzje ndaj LDK-së, por presim një qëndrim të qartë nga partia VV”, u shpreh Hyseni për Gazetën Blic.

Shperndaje në: