Çka thotë Mustafa për letrën e Kurtit?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folë para mediave mbas mbledhjes së partisë së tij, ku kanë pranue nji letër nga Lëvizja Vetëvendosje lidhun me marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Ai ka thanë se letra nuk asht përgjigje zyrtare ndaj ofertës së tyne, por që simbas tij LDK’ja asht e gatshme me përmbyllë marrëveshjen.

“Letrën do ta shohim dhe nuk e konsideroj që është letër zyrtare ose përgjigje zyrtare, është një letër me cilësi jo shumë zyrtare. Ne jemi të interesuar ta përmbyllim këtë proces, të themelojmë institucionet dhe të mos vazhdojë më kjo agoni. Kështu që kërkoj që VV-ja të jap kontributin e saj”, tha ai.

Mustafa tutje tha se ai gjithmonë komunikon me Kurtin për takimet e radhës dhe gjana tjera.

Shperndaje në: