Kjo asht oferta në zarfin e VV’s dërgue LDK’s?

Lëvizja Vetëvendosje tashma ka ndryshue metodën e bisedimeve me partnerin e saj Lidhjen Demokratike të Kosovës, ajo sot ka dorëzue zarfin e saj në selinë qendrore të LDK’s, ku mbrenda zarfit gjendet oferta e fundit për me arritë koalicionin mes vete, shkruen Gazeta Metro.

Gazeta Metro mëson se ky zarf është sjellë nga asistentja e LDK’së, aty është oferta e fundit dhe pritet të konfirmohet nga Isa Mustafa.

Brenda këtij zarfi është oferta e Albin Kurtit për ndarjen e pozitave me LDK’në për qeverinë, ku si propozim është rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, LDK do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, derisa minoritetet tri ministri.

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin VV’së”, thuhet në propozim.

VV, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zv,kryeministri i 1-rë, nënkryetari i parë i Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se VV.

Po ashtu, VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV’së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.

Shperndaje në: