Për herë të parë në Luginë: Gent Cakaj i ban bashkë të gjitha partitë shqiptare në nji listë

Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Gent Cakaj, ka mbledhë sot të gjithë liderët e partive politike të Luginës së Preshevës, në mënyrë që me ju bashkue nji liste të vetme në zgjedhjet parlamentare.

Shkrimi i plotë i Cakajt:

Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen 🤩🤝🇦🇱🤩🤝🇦🇱🤩🤝🇦🇱…

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi.

Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti./

Shperndaje në: