Zbardhet letra e VV’s: Kështu e quejnë LDK’n?

Vetëvendosje sot refuzoi ofertën e LDK’s për me ba koalicion, ndërsa në partinë e Isa Mustafës tashma kanë fillue me zbardhë detaje rreth saj, ku po thuhet se kjo parti u cilësue si monarkiste, shkruen Gazeta Metro.

Shkrimi:

Kërkesat e LDK’së po shihen si të mëdha nga VV, e kjo ka bërë që zyrtarët e partisë së Mustafës të thonë se partia e Albin Kurtit po e cilëson LDK’në si monarkiste.

Tashmë gjithçka po shihet se ka marrë fund sa i takon ndërtimit të një Qeverie ndërmjet LDK’së dhe VV’së, pas mbi 100 ditë bisedime.

Burime brenda LDK’së kanë deklaruar se kjo parti ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga Vetëvendosje të bërë përmes një zarfi të formatit A4 që iu dorëzua vetëm pak momente më parë kësaj partie.

Asistentja e Grupit Parlamentar të LDK’së dorëzoi letrën e Kurtit te Avdullah Hoti dhe LDK-ja, e të cilët kanë vendosur që ta refuzojnë sipas burimeve tona.

Nuk bëhet e ditur se cili ishte propozimi i ri i kryetarit të Vetëvendosjes që të arrihej marrëveshja për koalicionin qeveritar.

Megjithatë burimet tona thonë se në këtë letër, Kurti ka përdorur një fjalorë shumë të rënd, duke e akuzuar LDK-së dhe kreun e saj, Isa Mustafa, si një monarkist.

Madje këtë e tha edhe vet Mustafa, i cili theksoi se letra nuk është zyrtare, meqë përmban cilësime./gazetametro.net

Shperndaje në: