Presidenti paralajmëron Kurtin: Dokumentin e ki gati…

Hashim Thaçi ka thanë se e ka nënshkrue vendimin me ja dhanë mandatin Albin Kurtit. Ka thanë se posa të jetë gati, Shefi i VV’s mundet me shkue në Presidencë për me marrë dekretin. Ka thanë se s’mundet me vazhdue gjatë bllokada e institucioneve.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë. Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar qe Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, ka thanë ai.

Thaçi ka thanë se vullneti me lëvizë ma shpejtë asht ma i madh se me mbajtë peng votën e popullit.

Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë”.

Shperndaje në: