A tregon kjo deklaratë e Isa Mustafës se koalicioni me VV’n ka dështue?

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, nuk e sheh serioze letrën që Albin Kurti i ka dërgue me ofertën e Vetëvendosjes për me arritë nji marrëveshje. Madje, Mustafa e ka quejt këtë ofertë ‘ese ideologjike’.

Isa Mustafa ka thanë se partia e tij nuk mundet me negociue me logjikën e aktit të kryem me Vetëvendosjen.

LDK’ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV’së. Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës okupohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por këtë që e kam okupuar mbetet i imi!?”, ka thanë Mustafa.

Mustafa marrëveshjen me Vetëvendosjen e sheh si shpresë për Kosovën, mirëpo nuk i duket serioz Albin Kurti me ofertat e tij, madje as rritja e numrmit të ministrive nuk i duket në rregull, tue refuzue me pranue nji gja të tillë.

“Letra më përngjau më shumë në një ese ideologjik sesa përgjigje në propozimin tonë, të cilin me kërkesën e tyre ua prezantuam më 8 janar, dhe poashtu me kërkesën e z. Kurti ua përcollëm me shkrim më 15 janar”, ka thanë Mustafa

Shperndaje në: