A mundet LDK’ja me marrë mandatarin? Qe çka thotë presidenti Thaçi

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka komentuar stagminin e dy partive që po pretendojnë ta formojnë qeverinë e re.

I pyetun nga Indeksonline se në rast se Kurti nuk arrin me i ba numrat për formimin e Qeverisë, a ka me mujt që mandatarin e dytë me ja dhanë LDK’s së Isa Mustafës, Thaçi nuk e ka përjashtue si mundësi.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar por e theksoj edhe njëherë do shikojmë të gjitha mundësit e variacioneve politike që kanë adresë të partive politike në përgjegjësi të tyre të respektimit të vullnetit të qytetarëve por edhe të përgjegjësive kushtetuse dhe ligjore, të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë, dhe natyrisht jo vetëm të një adrese poltike, vazhdojë të besoj fuqishëm se jemi në drejtimin e duhur në mënyrë që të vazhdojmë implementimin e prioriteve që kemi si shtet i Kosoves qoftë liberalizimi i vizave qoftë e ardhmja euroatlantike.”

Shperndaje në: