Kopje e doktoraturës, tradhtitë bashkëshortore: Cilat ishin anët e errëta të Martin Luter King? (foto)

“Mos i takoni kurrë herojtë tuej!”, thotë nji proverb i mençun amerikan. Dhe, ai mundet me qenë i shkruem lehtësisht nga nji avokat i të drejtave civile në vitet e turbullta 1960, që mund ta ketë njftë dhe me qenë i zhgënjyem nga pastori Martin Luter King.

Për më shumë se 15 vite, gjatë pjesës më aktive të Lëvizjes për të Drejtat Civile në SHBA, Martin Luter King, u shfaq para kamerave dhe turmave si një shembull publik i “engjëjve” më të mirë të natyrës sonë njerëzore. Por në jetën private, King kishte një karakter shumë të ndryshëm.

Vjedhje e doktoraturës

Jeta publike e Martin Luter Kingut nisi në fillim të viteve 1950, me bojkotin që zezakët i bënë transportit publik në Montgomeri, Alabama. Në atë kohë ai ishte vetëm 26 vjeç, por njihej në mbarë SHBA-në për shkak të aktakuzës së tij të thjeshtë, por të shprehur në mënyrë elokuente të segregacionit që ekzistonte ende në jugun e vendit.

Kur njerëzit zbuluan se ky politikan i ri i rrugës, kishte edhe një doktoraturë në teologji nga Universiteti i Bostonit, fjalët e tij morën një peshë të re. Pra këtë here, ishte një njeri i arsimuar, ai që do të artikulonte atë që ishte ndoshta problemi themelor i Amerikës, dhe ta bënte këtë me një grup ekspertësh të historisë dhe shoqërisë.

Pra ishte CV-ja e tij ashtu si edhe çdo gjë tjetër, që e vendosën atë në krye të Lëvizjes për të Drejtat Civile. Por edhe kjo CV ka anët e saj të errëta. Që të quhet e vlefshme një doktoraturë, studenti i diplomuar duhet të trajtojnë një temë të veçantë studimorem në madhësinë e një libri të quajtur disertacion.

Kjo punë pritet të jetë një studim origjinal mbi atë fushë. Paneli shqyrtues e pranoi disertacionin e King në vitin 1955, që ishte një krahasim i koncepteve të Zotit në mendimin e Pol Tilih dhe Henri Vimanit, duke i dhënë atij titullin doktor. Por dekada më vonë, u zbulua se King kishte kopjuar paragrafë me shumicë nga burime të tjera, pa i cituar ato në disertacionin e tij.

Në qarqet akademike, ky akt quhet plagjiaturë, dhe është zakonisht i mjaftueshëm që titulli të hiqet. Një komitet i Universitetit të Bostonit u mblodh për ta shqyrtuar këtë çështje në vitin 1991, dhe zbuloi “probleme të rëndësishme me autorësinë” në atë disertacion. Por në fund, ai sugjeroi mos heqjen e doktoraturës për pastorin e ndjerë.

Gjithsesi, ata i bashkëngjitën asaj një letër me një përmbledhje të gjetjeve të tyre, e cila mbetet aty edhe sot e kësaj dite. King ndodhej nën një presion të madh kur e shkruajti atë disertacion. Angazhimi me Lëvizjen për të Drejtat Civile, nuk i linte shumë kohë të studionte.

Madje sipas atë Lerri H.Uilliams, që ishte qenë shoku më i ngushtë i King në vitet 1940, predikimi i tij i parë publik ishte gjithashtu një plagjiaturë. King e mbajti predikimin e tij në Kishën Baptiste Ebenezer në Atlanta, dhe siç u rrëfye më vonë Uilliams, ai kopjoi pjesë të mëdha të tij nga një predikim tjetër, i quajtur “Jeta është ajo që ju bëni” nga Herri Emerson Fosdik.

Studiues të tjerë kanë zbuluar se në librin e parë të King “Hapi i madh drejt lirisë”, ai kopjoi shumë paragrafë nga libra të ndryshëm pa i cituar ato. Irikonisht, shumica e fjalimeve dhe letrave publike të King, mbrohen aktualisht nga të drejtat e autorit. Përdorimi pa leje i ndonjërit prej tyre, mund të sjellë paditjen në gjykatë.

Tradhtitë bashkëshortore

King u martua me Koreta Skot në vitin 1953, dhe ata duket se kanë qenë të lumtur me njëri-tjetrin, deri në vdekjen e tij në vitin 1968. Besimi i përbashkët tek të drejtat civile, ndihmoi që martesa e tyre të mbetej e tillë. Por një element pak i njohur, ishte aftësia e Skot për të bërë një sy qorr ndaj lidhjeve panumërta jashtëmartesore që kishte King.

FBI nisi të përgjonte telefonatat e King në pranverën ose verën e vitit 1963, dhe më vonë vendosi përgjues edhe në dhomat e hoteleve ku ai qëndronte kur ishte në udhëtim. Në fillim, FBI ishte e shqetësuar për infiltrimin e komunistëve në grupin e King, për shkak të shoqërimit të tij me komunistët e njohur siç ishte Stenli Levison.

Por nga përgjimet, ajo që ra në sy nuk ishte komploti komunist, por marrëdhëniet seksuale me shumë gra që ai takoi gjatë udhëtimeve të tij. Në shumë raste, King kontaktoi shumë gra – të cilat duket se ishin një përzierje aktivistesh dhe prostitutash, që mund të jenë paguar me paratë e SCLC – pas fjalimeve që mbante. Ato varionin nga takimet e thjeshta, deri në orgji që përfshinin disa njerëz.

Fundi i dhunshëm

Ndoshta historia më e përfolur e marrëdhënieve të King me gra të tjera, vjen nga nata e fundit e jetës së tij. Në librin e tij të vitit 1989 mbi Lëvizjen për të Drejtat Civile, miku më i ngushtë i King, Ralf Abernati shkruan se pastori dhe disa miq u larguan nga kisha ku King mbajti fjalimin e tij të fundit, për të shkuar në një festë që po mbahej në një shtëpi.

Thuhet se ai u tërhoq në një dhomë gjumi me një vajzë të re, dhe nuk doli prej andej deri rreth orës 1 të mëngjesit. Më pas Abernati dhe King u larguan nga shtëpia së bashku, dhe u rikthyen në hotelin që kishin prenotuar, ku predikuesin e priste një juriste. King u zhduk sërish në një dhomë gjumi me gruan, ndërsa Abernati u shtri për të fjetur.

Rreth orës 8 të mëngjesit, King e zgjoi dhe i kërkoi ndihmë për t’u marrë me një grua të tretë, e cila sipas tij e kishte pritur gjatë gjithë natës, dhe ishte shumë e zemëruar. Abernati shkoi me King në dhomën e këtij të fundit, dhe ishte dëshmitar i një debati të ashpër, që shpejt degradoi në dhunë.

Në fund King e goditi gruan e panjohur emër aq fort sa ta rrëzonte në shtrat, dhe ajo u largua duke qarë pak çaste më vonë. Ishte 4 prilli i vitit 1968. Rreth 10 orë më vonë, pak pas orës 18:00 të pasdites, King doli në ballkon për pirë një cigare, ku u qëllua për vdekje nga një snajper./ AllthatsinterestingPërshtatur nga CNA.al

Shperndaje në: