Gazeta NewBorn: Arkitekti i projektit të lagjes në Badovc, ka lidhje të forta me Shpend Ahmetin

Ditëve të fundit asht raportue për nji projekt rreht ndërtimit të nji lagje banimi te Liqeni i Badovcit. Nji ide dhe projekt i tillë ka ngjallë shumë reagime të qytetarëve, të cilët po e kundërshtojnë fuqishëm këtë projekt.

Shkrimi:

Projektit për ndërimin e kësaj lagje fillimisht pëlqimin ia kishte lëshuar Komuna e Prishtinës, e më pas u raportua në media se një gjë të ngjashme e kishte bërë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton Gazeta NewBorn.

Por kush po e ndërton dhe kush është arkitekti që e bëri planin për ndërtimin e këtij proejekti?

Gazeta NewBorn, ka siguruar një fotografi të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe arkitektit të projektit buzë Liqenit të Badovcit Perparim Rama

Sipas burimeve të Gazetës NewBorn, fotografia është realizuar gjatë vitit 2017-të, gjatë fushatës sa ishin zgjedhjet lokale, ku Shpend Ahmeti ishte kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinën, zgjedhje këto të cilat edhe i fitoj për herë të dytë.

Madje ka dyshime se ky projekt ishte lëshuar nga Komuna e Prishtinës, gjatë kohës sa Shpend Ahmeti ishte pjesë e Vetëvendosjes

Disa media kanë raportuar se pronari ku do të bëhet lagja, pronar i tokës është një mik i afërt i Rexhep Selimit, deputetit të Vetëvendosjes.

Por kundërshtime të mëdha po bëhen rreth realizimit të këtij projekti, madje në rrjetin social Facebook, është hapur një grup ku po kundërshtohet ky projekt.

Shperndaje në: