Deputeti i LDK’s kundër kërkesës së partisë së tij: Nuk e shkarkojmë Konjufcën, Osmani e ka përkrahjen e deputetëve

Deputeti i LDK’s nga Gjilani, Fatmir Rexhepi, po thotë se koalicioni me VV’n duhet me përfundue mbrenda muejit Kallnor, derisa ka konfirmue se s’kanë me shkarkue Kryetarin e ri të Parlamentit.

Ai ka thanë se çka ‘asht boll asht boll’ dhe se marrëveshja përfundimtare duhet me u nënshkrue.

“Vjosa Osmani është plotësisht e përkrahur nga grupi parlamentar, Këshilli i Përgjithshëm, dhe nënkryetarët së bashku me Kryetarin të cilët duhet të marrë vendimin e drejtë dhe të arsyeshëm në interes të qytetarëve, në interes të një qeverisje të përbashkët me Vetëvendosjen normalisht edhe në interes të LDK-së dhe në interesin e funksionimit të institucioneve të shtetit tonë”, ka deklarue deputeti i LDK’s.

Lidhun me zgjedhjen e Glauk Konjufcës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, Rexhepi tha se LDK ka votue pro dhe se nuk mundet ai me kërkue që Konjufca me u dorëheqë.

Unë nuk do të hyj në këto çështje në prag të marrëveshjes finale dhe ne anash që flasim nuk mund ta ndihmojmë procesin, por kryetari i zgjedhur është legjitim ne e kemi votuar, nëse VV-ja dhe lidershipi i të dy partive ose nëse zoti Konjufca e vlerësojnë se ka nevojë të bëhet një potez i tillë është në dorën e tij, por unë nuk mundem me kërku me u dorëheq ai sepse nuk kam aryse të caktuar me kërku dorëheqje kur e kemi votuar”, asht shprehë Rexhepi.

Shperndaje në: