Profesori amerikan ‘godet’ VV’n e LDK’n: Qe pse s’po pajtohen (foto)

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, që njiherit asht njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan dhe në Kosovë, po thotë se fakti që Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritë marrëveshje nuk asht shpresdhanës për Kosovën.

Përmes nji postimi në Twitter, Ben Meir, thotë se e gjithë kjo situatë asht krijueme veç për shkak të numrit të ministrive.

“Ende pa marrëveshje mes VV’s dhe LDK’s për qeverinë në Kosovë. Gjithçka ka të baj me numrin e ministrive që ata do të marrin. Për fat të keq kjo nuk asht situatë shpresdhanëse për qytetarët e Kosovës që votuen për ndryshim – nji ndryshim që atyne u duhet tash”, ka shkrue ai.

Shperndaje në: