Analisti nga Amerika: Qe veç kush mundet me formue Qeverinë mes VV-LDK

Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka komentue lidhun me mosarritjen e formimit të Qeverisë midis dy partive të para në zgjedhjet e 6 Tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për të cilat Lushi thotë se ende munden me formue Qeverinë me ndërhymjen e Amerikës

Shkrimi i tij:

Qeveria e re mes VV-së dhe LDK-së mund të bëhet akoma, nëse Amerika vendosë t’ua shtyej me detyrim këtë VV-së dhe LDK-së teposhtë gërklanave të tyre. Mirëpo zhvillimet pas Zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 treguan tri gjëra:

1) Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë politikanë populistë me deficite të mëdha vizionare, që nuk përmbushin kushtet për politikanët e rinj të shekullit 21 të cilët na nevojiten dhe duhet të na çojnë në stadin e radhës.

2) Në skenën e Prishtinës duhet reformim dhe qarkullim drejtuesish në çdo parti. Nëse kjo nuk ndodh, duhen subjekte të reja me njerëz me dije moderne dhe mentalitet të ri.

3) VV-LDK në nëndijet e tyre nuk e duan koalicionin, prandaj koalicioni tashmë nuk është i shpresës dhe aq më pak mund të jetë e shpresës qeveria edhe nëse formohet; në fakt kjo qeveri VV-LDK ka gjasa të mëdha të jetë e ngatërresave dhe taktizimit meskin që do të na kushtojë të gjithëve.

Si konkluzion: zgjedhjet e reja janë zgjidhja më e mirë. Le të vendosin votuesit dhe të lëvizim nga veprimet e ngathëta, dogmatike dhe amatoreske aktuale.

Shperndaje në: