Mesazhi i Gent Cakajt për liderët e partive politike të Luginës së Preshevës

Ministri Jashtëm në detyrë i Shqipnisë, Gent Cakaj, ka falënderue liderët e partive politike të Luginës së Preshevës, me të cilët para do dite u pajtuen që partitë shqiptare me garue të bashkueme në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Postimi i Cakajt në Facebook:

Pas një pune të pakursyer e plot vullnet për të bërë më të mirën për Luginën e Preshevës, iu detyrohem edhe një falënderim të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit, Shaip Kamberit, Sami Salihut, Shqiprim Musliut e, veçanërisht, Shqiprim Arifit, i cili gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake!.

Shperndaje në: