MEGXIT: Princi Harry dhe Meghan Markle heqin dorë nga titujt mbretnor dhe fondet publike

Në deklaratën e t’Shtunes nga Pallati i Mbretnor Buckingham, u njoftue se çifti Meghan dhe Harry “nuk don me i përdorë ma” titujt mbretnor, nuk don ma pare prej taksapaguesit – dhe ka vendose me i kthye 3 milion dollarë për rinovimin e shtëpisë së tyne.

Për shkak se ata nuk janë më anëtar të familjes mbretnore, Meghan dhe Harry nuk donë me u quejt ma “HRH” – Madhnia e Tij/Saj Mbretnore. Kjo asht zgjedhja e tyne e vullnetshme. Ata vazhdojnë me i mbajtë titujt e Dukës dhe Dukeshës. Harry mbetet i gjashti në rradhë për fronin.

Të dyve “u kërkohet me u terhjek prej detyrave Mbretnore,” thuhet në deklaratë. Për shkak të kësaj, “ata nuk kane me marre ma fonde publike”.

Familja mbretnore “e ka aprovue dëshirën e tyne” me i kthye publikut 2.4 milion paund – ekuivalent me 3.1 milion dollarë – që janë përdore për rinovimin e vilës së tyne në Frogmore.

Shperndaje në: