Vetëvendosje thirrje LDK’s: Qe veç edhe sa kemi kohë

Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht anëtari i Kryesisë së saj, Abër Zaimi, i ka ba thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që sa ma parë me u dakordie për marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Postimi i plotë i Zaimit pa ndërhymje:

Lëvizja nuk dëshiron krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit, që nënkupton se shumë familje do të mbeteshin pa të ardhura. Lëvizja nuk mund të presë pafundësisht.

Gjatë dy javëve në vijim Lëvizja do të vazhdojë të kërkojë koalicion me LDK-në, që plani i Thaçit për ta penguar qeverinë LV-LDK, të bjerë në ujë.

Por, që plani i Thaçit të mos mbijetojë, duhet edhe vendosmëria e LDK-së për koalicion me Lëvizjen. Vetëm dy javë kohë ka.

Shperndaje në: