“Countdown”: VV ka 15 ditë kohë me formue Qeverinë

Albin Kurti ma herët konfirmoi se do të dorëzojnë propozimin për mandatar te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pa nji marrëveshje me LDK’n.

E më këtë rast, VV’s edhe zyrtarisht i ka fillue numërimi mbrapa prej numrit 15, ku vetëm edhe aq ditë i mbesin me i formue institucionet e vendit.

Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”, shkruen në Kushtetutën e Kosovës.

Kjo nënkupton se Kurti ka kohë deri me 5 Fror të merret vesh me Isa Mustafën e LDK’s ose me shkue në seancë pa pasë 61 votat që i duhen me formue qeverinë.

Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë Presidenti Thaçi detyrohet që mbrenda 10 ditëve me emnue kandidatin tjetër me të njajtën procedurë.

Shperndaje në: