Memli Krasniqi tregon nëse PDK ka me ju përgjegj ftesës së VV’s dhe LDK’s

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Memli Krasniqi: Barra për bllokada dhe mosformimin e institucioneve ka me i ra Albin Kurtit.

“Ne sapo jemi në përfundim të mbledhjes. Diskutuam për dy-tri pika. Fatkeqësisht ka kaluar një muaj prej kur është formuar kjo kryesi. Delegacionet që i diskutuam kishin disa dilema. Kanë kaluar rreth 106 ditë kur janë mbajtur zgjedhjet dhe ne sot nuk kemi as qeveri. Kërkesa jonë prej 6 tetorit ka qenë që ata që kanë marrë mandat t’i përmbushin. Lojërat me video nuk i kryen punë qytetarëve të Kosovës. Ne duhet t’ia rikujtojmë që nuk është përgjegjësi për të marrë një letër, por të formohen institucionet. Barra për bllokada i bie Albin Kurtit. Ju e dini që në muajin mars mund të ketë bllokada për shkak të buxhetit, pasi qytetarët nuk e meritojnë këtë”, tha ai.

Shperndaje në: