Çfarë rreziqesh e presin ekonominë botnore në 2020?

Nga Anatole Kaletsky, “Project Syndicate”

* “Gara” tradicionale mes ekonomistëve në çdo fillim janari, se kush parashikon më saktë ecurinë e ekonomisë globale, duket se nuk ia vlen të zhvillohet, në kushtet kur parashikimet kanë qenë të njëjta për një dekadë. Në vitin 2020, ka edhe më shumë gjasa që kriza financiare të thellohet, që ekonomia globale të vazhdojë të rritet, që normat e interesit të qëndrojnë shumë të ulëta, dhe që tregjet e aksioneve të vazhdojnë të rriten.

Po flitet shpesh, se do të jetë i vështirë që presidenti amerikan Donald Trump të mposhtet në presidencialet e nëntorit të këtij viti, pasi pavarësisht rezervave që kanë votuesit për të, ai ka qenë i aftë në menxhimin e ekonominë amerikane. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta se sa kjo.

Pra, në vend se të parashikoni skenarin më të mundshëm, që është mjaft i dukshëm, është më e dobishme të merren në konsideratë ngjarje të pamundura, që mund të ndryshojnë skenarin e mundshëm pozitiv. Unë besoj se botën këtë vit e presin 10 rreziqe.

Rreziku më i vogël është ai që parashikojnë çdo vit shumë ekonomistë: një recesion global, i shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara ose Kina. Një recesion është i pashmangshëm, por ka më shumë gjasa të ndodhë këtë vit.

Ndërsa investimet dhe prodhimi në të gjithë botën, ka vuajtur pasojat negative të luftës tregtare-SHBA-Kinë, politikat makroekonomike në të dy vendet kanë rritur sektorin e strehimit, shërbimeve dhe shpenzimeve publike. Ekonomia botërore, do të vazhdojë të përfitojë edhe këtë vit nga një prirje e uljes së normave të interesit në SHBA, dhe përpjekjet e Kinës për të mbështetur një rritje në nivelin 6 për qind.

Në mungesë të një tronditje të fuqishme të re, recesioni në vitin 2020 është jashtëzakonisht i pamundur. Po ashtu, ekziston një rrezik i papërfillshëm i normave më të larta të interesit. Shumë investitorë dhe biznese, janë të shqetësuar se mjedisi i sotëm i normave të ulëta të interesit mund të përfundojë së shpejti, të paktën në SHBA.

Inflacioni dhe normat afatgjata të interesit, do të rriten disi këtë vit. Por nuk ka dyshime se bankat qendrore, do të forcojnë politikat e tyre monetare. Këtë proces do udhëheqë Rezerva Federale e SHBA-së, e cila nuk do të rrisë normat e interesit në një vit zgjedhor.

Në Evropë, në vend se të shkaktonte një “epidemi” të euroskepticizmit, Brexit ka vepruar si një lloj vaksine kundër kësaj dukuri. Edhe udhëheqësit populistë në Itali, Francë dhe Gjermani duken të frikësuar nga përvoja e Brexit. Dhe negociatat e këtij viti për një marrëveshje tregtare pas Brexit, do të forcojnë perceptimet negative të evropianëve për këtë proces.

Por politika është gjithmonë e paqëndrueshme, sidomos në Itali. Prandaj, një krizë e nxitur nga politika mbetet një rrezik i ulët, por jo i papërfillshëm. Edhe pse lufta tregtare SHBA-Kinë, rrëmbeu vëmendjen më të madhe gjatë vitit që shkoi, Evropa ishte në fakt “hallka” më e dobët në “zinxhirin” e ekonomisë botërore.

Ecuria ekonomike e Evropës është stabilizuar kohët e fundit, dhe politika është përmirësuar në mënyrë dramatike. Banka Qendrore Evropiane, ka rifilluar praktikën e lehtësimit sasior, hedhjes së parave në treg, dhe politika po kthehet kundër masave financiare shtërnguese.

Por ekonomia gjermane, përballet ende me një krizë ekzistenciale, në një kohë që politikanët evropianë kanë një rekord thuajse të pandërprerë, të përpjekjeve të çmendura për të ulur deficitet buxhetore, edhe kur ekonomitë e tyre kanë nevojë për mbështetje fiskale.

Për këtë arsye, një recesion i ekonomisë evropiane, mbetet rreziku më i madh makro- ekonomik për vitin 2020, ashtu siç ishte në fakt edhe vitin e kaluar. Pastaj ekziston kërcënimi për një ndërprerje të madhe të furnizimit me energji. Që nga vrasja e komandantit iranian të Forcë Kuds, Kasëm Sulejmani, nga SHBA-ja, tregjet financiare janë të shqetësuara nga një spirale përshkallëzuese drejt luftës, si dhe nga një rritje e çmimeve të naftës.

Çdo recesion global gjatë 50 viteve të shkuara, është paraprirë nga një dyfishim i çmimit të naftës. Që kjo të ndodhë, çmimet e naftës do të duhet të rriten mbi 110 dollarë për fuçi. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë për momentin, por mund të ndodhte vetëm nëse do të niste një luftë SHBA-Iran, e cila do të pengonte transportin e naftës në Gjirin Persik.

Kësisoj, një recesion i imponuar nga nafta është një rrezik i moderuar. Ndërkaq, ka një rrezik të moderuar nga mjë proteksionizëm i rritur. Lufta tregtare SHBA-Kinë shkaktoi shqetësime jo të vogla vjet. Por një para-marrëveshje mes 2 vendeve, shmangu një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Por në horizont mbeten ende disa rreziqe tregtare, veçanërisht për Evropën që është e ndjeshme ndaj një ngërçi në bisedimet e Brexit, apo një devijim të instikteve proteksioniste të Trumpit, nga elektronika kineze tek makinat gjermane. Por ndoshta, Trump do të jetë shumë i zënë këtë vit me Iranit dhe zgjedhjet e nëntorit, për të nisur një luftë tregtare SHBA-BE.

Ndërkohë, marrëdhëniet tregtare Britani-BE do të mbeten të pandryshuara deri më 31 dhjetor 2020. Për pasojë, një proteksionizëm më i madh global është një rrezik më i vogël këtë vit, sesa ishte në vitet 2018- 2019. Për këtë vit, ekzistojnë edhe 2 rreziqe të tjera të moderuara.

I pari, është se raportet e borxheve në korporatat amerikane janë rritur në nivele të pashembullta, duke i tejkaluar shumë nivelet që i paraprinë krizës financiare. I dyti, ka të bëjë me rënien e industrisë së automjeteve. Shitjet pësuan rënie në mbarë botën vitin e kaluar, duke e shkatërruar ekonominë gjermane, që deri më sot është eksportuesja më e madhe e makinave. Ndërkaq, rreziku për sektorin e teknologjisë është politik dhe i lartë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë, nuk mund të mbështeten më tek mbrojtja e politikëbërësve. Ndërsa dikur shiheshin si novatore dhe agjente të progresit, sot Facebook, Apple, Amazon, dhe Google shihen si monopole të pamëshirshme, që manipulojnë politikanët dhe shfrytëzojnë konsumatorët. Më i madhi nga 10 rreziqet buron nga zgjedhjet presidenciale amerikane. Konsensusi i tregjeve globale, se presidenti Donald Trump do të fitojë një mandat tjetër, i ekspozon ato ndaj 2 goditjeve të mundshme. Një, Trump fitimtar mund të bëhet edhe më proteksionist, luftarak dhe i paparashikueshëm në mandatin e dytë.

Dhe e dyta, Trump është i prirur të bëjë deklarata që alarmojnë investitorët, dukeqenëse disa sondazhe sugjerojnë një fitore të mundshme të demokratëve në një pikë të fushatës, politika amerikane do të shkaktojë thuajse me siguri periudha paniku para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Shperndaje në: