Pse në dimën, kemi ma shumë nevojë për vitaminën D?

Dimni ka mbërri, dhe bashkë me të edhe rreziqet që vijnë nga mungesa e vitaminës D. Vitamina D, që prodhohet zakonisht në likurën tonë mbas ekspozimit në diell, asht thelbësore për nji shëndet të mirë, ajo mundet me u gjetë te vaji i peshkut dhe këpurdhat. Ironia asht, se pikërisht në dimën kur kemi ma shumë nevojë për vitaminën D, te shumica prej nesh kjo vitaminë nuk prodhohet në sasi të mjaftushme. Po sa asht norma? Dhe a duhet me marrë suplemente? Cilëve persona u nevojitet ma shumë?

Shkrimi:

Vitamina D quhet “vitamina e diellit” pasi prodhohet në lëkurë pas ekspozimit në Diell. Të njëjtat rreze ultravjollcë që shkaktojnë një djegie, po ato nxisin edhe prodhimin e vitaminës D. Syzet e diellit, pigmentimi i lëkurës më të errët, veshmbathjet dhe rënia e sasisë së dritës në dimër, e zvogëlojnë aftësinë e lëkurës për të prodhuar vitaminën D.

Personat që përjetojnë lëkundjet më të mëdha sezonale në nivelet e vitaminës D, janë ata që kanë lëkurë më të bardhë dhe që jetojnë në rajonet veriore, ku Dielli rrezaton për një kohë më të shkurtër në dimër. Por ata që rrezikojnë më shumë nga nivelet e ulëta të vitaminës D, janë njerëzit me ngjyrë, dhe ata që jetojnë në lartësi të mëdha.

Kjo pasi lëkura më e errët i bllokon rrezet ultravjollcë të prodhojunë vitaminëns D. Në dimër, përveç ushqimeve që përmbajnë shumë vitaminë D, të rriturit duhet të marrin edhe suplemente të vitaminës D. Fillimisht, mjekët mendonin se vitamina D ishte e rëndësishme vetëm për shëndetin e kockave.

Kjo, për shkak se mungesa e vitaminës D shkaktonte sëmundje të kockave, si rakitizmi në fëmijëri dhe osteoporoza tek të rriturit. Por në vitin 1980 shkencëtarët zbuluan se qelizat imune kishin receptorë për vitaminën D. Gjithashtu, studime të tjera kanë trguar se kjo vitaminë, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit në traktin gastrointestinal.

Nivele më të larta të vitaminës D, zvogëlojnë ndjeshmërinë ndaj sëmundjes inflamatore të zorrëve dhe sëmundjes Kron, infeksioneve të zorrëve dhe mushkërive, si tek kafshët ashtu edhe tek njerëzit. Vitamina D rrit numrin dhe diversitetin e mikrobeve që jetojnë në zorrë, të cilat ulin inflamacionin në të gjithë trupin.

Nivelet e ulëta të vitaminës D, shoqërohen me sëmundje inflamatore të zorrëve. Studiuesit kanë zbuluar ndërkohë, se pacientët me sëmundje inflamatore të zorrëve në Japoni, kanë më shumë simptoma në dimër sesa gjatë sezoneve të tjera. Por, pse kjo vitaminë është më e rëndësishme në dimër?

Sepse, në dimër njerëzit janë më të ekspozuar ndaj shumë infeksioneve, dhe kalojnë më pak kohë jashtë shtëpisë. Por kujdes, ashtu si shumë gjëra me tepri, edhe një sasi e madhe e suplementeve me vitaminën D, mund të jetë e dëmshme. Toksiciteti i vitaminës D nuk vjen nga Dielli apo ushqimet që përmbajnë këtë vitaminë. Për shkak të rrezikut të prekjes nga kanceri i lëkurës, dermatologët nuk rekomandojnë një ekspozim të pambrojtur në Diell, për të rritur nivelin e vitaminës D në trupit tuaj. Në vend të kësaj, ata sugjerojnë marrjen e suplementeve. Por toksiciteti nga vitamina D mund të shkaktohet nëse një njeri merr shumë suplemente.

Ekspertët në SHBA, rekomandojnë që të rritur të marrin jo më shumë se 10 mikrogramë vitaminë D në ditë, për të shmangur efektet anësore toksike. Ndërkohë, duhet të dini që  vitamina D ju ndihmon të thithni kalciumin nga ushqeimet që hani.

Por kur vitamina D është në nivele shumë të larta, niveli i kalciumit në gjak rritet, dhe kjo mund të shkaltojë sëmundjen e veshkave. Duke konsumuar më shumë vitaminë D gjatë dimrit, mikrobet e zorrëve tuaja do të jenë më të shëndetshme, dhe ju do të jeni gjatë gjithë vitit më rezistentë ndaj infeksionit dhe inflamacionit./ The CovesationPërshtatur nga CNA.al

Shperndaje në: