VV dorëzohet kundrejt marrëveshjeve me Serbinë, asnji reagim për linjen e re ajrore Prishtinë-Beograd

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka ikë asnji marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa ba zhurmë dhe pa kundërshtue apo tentue me protestue kundër tyne.

Shkrimi:

Por, pas marrëveshjes së djeshme për krijimin e linjës së re ajrore Prishtinë – Beograd, pikërisht kur Albin Kurti mori mandatarin për formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje u zhyt tërësisht në heshtje, shkruan lajmi.net.

Mirëpo a po tregon kjo se pushteti është i ëmbël, duke shkelur edhe parimet 20 vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ishte në gjendje as ta përgëzojë këtë marrëveshje, por as ta kundërshtojë atë.

Edhe pse i tërë procesi negociues si duket ka ndodhur në kohën kur Qeveria ishte në dorëheqje dhe i vetmi institucion me funksion të plotë ishte Presidenti, duke pasur Qeverinë Kurti në ardhje, mosreagimi dhe kjo heshtje e tërësishme e Lëvizjes Vetëvendosje është komplet e pashpjegueshme. /Lajmi.net/

Shperndaje në: