Mustafa vendos afat për Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë ka vendosë që mos me u tërhek nga oferta e fundit që i kanë ba Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, mbas mbledhjes ka thanë se mbesin të përkushtuem që me  punue për marrëveshjen me VV’n.

Ai ka thanë se presin që deri në fund të javës VV’ja me dalë me nji qëndrim dhe se në takimin e fundit të vendoset përfundimisht nëse ka me pasë marrëveshje ose jo.

“Na mbesim te perkushtuem per marreveshje, por qe respekton vullnetin e qytetareve te shprehun ne zgjedhjet e 6 Tetorit. Propozimi yne asht shume i balancuem dhe mendojme qe VV duhet me trajtue ne menyre te veçante. Deri ne fund te kesaj jave duhet ose me ba marreveshjen ose me konstatue qe s’ka kushte per marreveshje. Na mbesim ne kushtet tona per VV’n”, ka thanë Mustafa.

Shperndaje në: