Presidenti Thaçi deklarohet për qeverinë e re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, asht zotue se ka me bashkëpunue me mandatarin për kryeministër për m’i shty përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Thaçi ka thanë për “Bloomberg” se pret që Kosova shumë shpejtë me pasë qeverinë e re.

“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO-s”, ka thanë Thaçi të Martën, gjatë nji interviste të dhanë në margjinat e Forumit Ekonomik Botnor, që po mbahet në Davos, Zvicër.

Të Hanën, Thaçi i ka dhanë Kurtit – partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fitue zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit 2019 – pesëmbëdhetë ditë për me krijue qeverinë e re.

Bisedimet për formim të një koalicioni po zgjasin që disa muaj, teksa dy partitë e para, që kishin qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar, po shtyhen për postet kryesore dhe për të drejtën për ta propozuar kandidatin për president të vendit, vitin e ardhshëm.

Thaçi gjithashtu ka përshëndetur një marrëveshje të nënshkruar të hënën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara, dhe e cila do të lejojë riaktivizimin e fluturimeve ndërmjet kryeqyteteve të dy shteteve për herë të parë, që nga lufta mes tyre më 1998-1999.

Ai ka thënë se marrëveshja duhet të shihet si një “hap vendimtar” drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, kusht i BE-së për dy vendet para anëtarësimit.

Shperndaje në: