Dalin detaje: Vrasja mafioze e Flamur Beqirit në Londër, ky asht 22-vjeçari i arrestuem si i dyshuem

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Flamur Beqirit në Londër. Për këtë ngjarje asht arrestue në aeroportin e Kopenhagenit, në Daminarkë, Anis Hassimi, mbasi ndaj tij kishte nji urdhën arresti ndërkombëtar. I riu i arrestuem për vrasjen e Beqirit asht me origjinë tuniziane, por jeton në qytetin suedez Malmo, vendi ku shqiptari u arratis në vitin 2016 mbasi mori kërcënime për vdekje.

Në polici ai ka mohue përfshimjen në vrasje.

Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Detektivët britanikë kanë qenë në lidhje me kolegët suedezë dhe besojnë se Beqiri, me origjinë shqiptare, ishte përfshi në nji luftë bandash me kriminelët e Afrikës së Veriut.

Dyshohet se nji person e ka mbajtë Beqirin nën vëzhgim përpara se me e qëllue, ndërsa ishte kthye në shtëpi me gruen Debora dhe djalin e tyne në mbramjen e 24 Dhetorit.

Simbas policisë, Beqiri ishte pjesë e kontrabandës së drogës, e cila finansonte dhe stilin e jetës ekstravagante të tij dhe dasmën luksoze të mbajtun në liqenin e Comos në Itali, në Tetor 2018.

Flamur Beqirit u vra ditën e Kshnellave në pragun e villës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër.

Disa persona qëlluen shqiptarin për vdekje tue e lanë të shtrinë në pragun e villës, në sy të grues dhe djalit. Beqiri nuk ishte nji emën i panjoftun për drejtësinë. Ai njihej si nji producent muzikor, por ishte procedue në vitin 2008 për futjen e nji sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Shqiptari i njoftun gjithashtu si ‘Alex’ ishte largue nga Suedia 5 vjet ma parë mbasi ishte kërcënue me jetë.

Ai u zhvendos në Britani dhe mbas martesës bleu nji shtëpi në nji nga zonat ma të mira të Londrës, vetëm 8 minuta larg shkollës ku shkon edhe djali i princit William dhe dukeshës Kate, princi George.

Shperndaje në: