Shpallen fajtorë të akuzuemit e “Syrit të Popullit”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallë fajtorë të akuzuemit në rastin “Syrin e Popullit”.

Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmue edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale pregaditje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Javën e kalueme, të akuzuemit dhanë fjalën e tyne përfundimtare.

Sadri Ramabaja e cilësoi procesin si të montuem politikisht, ndërsa vet prokurorin si të ndikuar. Ai deklaroi se i gjithë procesi ishte inskenue nga klani “Pronto”.

Prokurori Sylë Hoxha në fjalën e tij përfundimtare ka kërkue që të akuzuemit me u shpallë fajtorë.

Po javën e kalueme, Prokuroria Speciale e Kosovës hoqi dorë nga ndjekja penale për Lirije Luzhën dhe Sabit Berisha të cilit ishin si të dyshuem në këtë rast.

Shperndaje në: