E pabesueshme, ky ekip nënshkruen kontratë me nji 75-vjeçar

Ekipi i Divizionit të tretë të Egjiptit, 6 Tetori, ka nënshkrue nji kontratë me nji futbollist 75-vjeçar, Ezz El-Din Bahader.

Ai ka nënshkrue kontratë para do dite dhe ka marrë lejen me luejt edhe nga Federata Egjiptiane e Futbollit.

Nëse Ezz El-Din Bahader ka me zbritë në fushë në ndonji ndeshje me ekipin 6 Tetori, ai ka me u ba futballeri ma i vjetër në moshë që ka luejt me nji ekip profesionist.

Rekordi aktualisht mbahet nga izraeliti Isaak Hayik, që ka luejt me ekipin e Ironi Or Yehuda në moshën 73-vjeçare, si portier, në Prill të vitit të kaluem.

Shperndaje në: