Zadhanësi i PDK’s jep emnat, qe kush janë ideatorët kryesorë të “Syrit të Popullit”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallë fajtorë të akuzuemit në rastin e njohun si “Syri i Popullit”.

Të akuzuemit janë shpallë fajtorë për pregaditje të veprave terroriste. Simbas Gjykatës të akuzuemit planifikimin vrasjen e shumë zyrtarëve të naltë në Kosovë, tue përfshi presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

E, zadhanësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reague ashpër tue thanë se Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancue nga veprimtaria e grupit “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej – se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyni këtë grup me eliminue me vrasje kundërshtarët politikë.

Shkrimi i tij:

Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancua nga veprimtaria e grupit ter.rorist “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej – se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyri këtë grup të eliminojë me vr.asje kundërshtarët politikë, duke filluar nga Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja.

Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vr.asjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Fatkeqësisht, kur sot qytetarët prisnin nga VV distancim e kërkim falje nga kjo ideologji, ndodhi e kundërta – ata mbrojtën zyrtarisht këtë organizatë terroriste.

Është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan.

Sidoqoftë, Vetëvendosje le ta bëjë sa më parë Qeverinë dhe institucionet le të jenë sa më shpejt funksionale. Ne mezi presim t’ia nisim opozitarizmit dhe VV-në ta përballim me këtë temë, si dhe me shumë tema të tjera.

Shperndaje në: