Albin Kurti intervistohet nga Prokuroria, kjo asht arsyeja

Sot në media u raportue që kryetari i VV’s, Albin Kurti, asht pa në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

E arsye po del të ketë qenë intervistimi nga Prokuroria e Prishtinës lidhun me kërcënimin që i kishte ba anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, gati nji muej ma parë.

Këtë e ka ba me dije zyrtari i VV’s, Berat Ganiqi, përmes nji postimi në Facebook.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, ka shkrue ai.

Shperndaje në: