Zbulohen fjalët që Grenell ia tha Thaçit mbas përfundimit të konferencës (video)

Menjiherë mbas përfundimit të konferencës për media në nji restorant në Prishtinë të Mërkurën, emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka thanë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, se atij do t’i duhet të jetë i ashpër ndaj Kosovës dhe Serbisë në negociata.

Grenell i tha kështu presidentit Thaçi menjiherë mbas përfundimit të konferencës, dhe fjalia e tij u regjistrue nga nji mikrofon i mediave që kishte mbetë në tavolinën e darkës.

Ne do të duhet të jemi të ashpër në të dyja anët”, ka thanë Grenell, derisa ka vazhdue tue thanë se ai dëshiron zhvillim ekonomik për të dyja vendet.

Thaçi, tue iu përgjigjë Grenellit, i ka thanë ambasadorit amerikan në Gjermani se “nëse doni suksesin, atëherë po”, tue aprovue konstatimin e tij.

Shperndaje në: