LDK publikon pamje nga takimi me Grenell (foto)

Mbas takimit me kryetarin e Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërguemi i SHBA për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, kanë realizue nji takim me kryetarin e LDK’s, Isa Mustafa.

LDK ka publikue vetëm disa foto nga takimi me të dërguemin e SHBA për dialogun, por nuk ka dhanë asnji informacion se çka u bisedue.

Pamje nga takimi i kryetarit Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetarët Veliu dhe Osmani dhe anëtari i Kryesisë Hoti me Emisarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Grenell i shoqëruar nga Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Kosnett”, thuhet në nji postim të LDK’s në Facebook.

Shperndaje në: