Takimi me Mustafën, kjo asht kërkesa e Grenell nga selia e LDK’s

I dërguemi i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell mbas takimit që ka pasë me kryetarin e LDK’s, Isa Mustafa, deklaroi edhe njiherë se ata nuk janë të interesuem me ndërhy në formimin e qeverisë, por në zhvillimin ekonomik.

Grenell edhe nga selia e LDK’s kërkoi largimin e taksës dhe me u ndërpre fushata e damshme e Serbisë karshi Kosovës.

“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z.Mustafën që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë. E ndava mesazhin e njëjtë që është se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihemi ose se si do të formohet qeveria, ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik, dhe e ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejtë duke hequr tarifën, ndërsa serbët që të ndalin kampanjën për tërheqje të njohjeve”.

Shperndaje në: