Emnohet shefi i ri i EULEX në Kosovë

Diplomati suedez, Lars-Gunnar Wigemark, emnohet shef i Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, me nji mandat që zgjat deri me 14 Qershor 2020.

Ai e pason ambasadoren Alexandra Papadopoulou, nji diplomate greke, e cila e përfundoi detyrën e saj si Shefe e EULEX në Korrik të vitit të kaluem.

“Me padurim po e pres këtë emnim të ri dhe sfidues. Unë do të angazhohem ashtu që EULEX me vazhdue me qenë partner i besueshëm për partnerët dhe miqtë e tij kosovarë, tue u ofrue kolegëve tanë të kahmotshëm të sundimit të ligjit ndihmë konkrete, me kohë dhe të dobishme ashtu që ata me vazhdue me u ba ma të fuqishëm dhe ma të zotë për me vazhdue rrugëtimin e tyne në drejtimin europian,” tha Wigemark.

Shperndaje në: