Mësohet se cila asht arsyeja kryesore e ardhjes së Grenell në Kosovë

I dërguemi i Posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Kosovë për nji vizitë dy ditore ku po takohet me liderët kosovarë.

Grenell u takue mbramë (e Mërkurë) me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kurse sot (e Ejte) ai ka pasë takime me liderin e VV’s, Albin Kurti dhe atë të LDK’s, Isa Mustafa.

Takimet e Grenellit të zhvillueme me Thaçin, Mustafën dhe Kurtin, kanë qenë shumë të qarta, ai ka kërkue nga politikanët kosovarë me heq taksën, me zhvillue ekonominë e Kosovës, me hapë biznise të reja dhe punë për të rijtë kosovarë.

Vet Grenell ka tregue arsyen kryesore të ardhjes së tij në Kosovë, ku ka deklarue se mbas 21 vjete negociatave, Kosova dhe Serbia tash kanë me pasë fluturime mes vete.

“Arsyeja kryesore e ardhjes sime në Kosovë është sepse kemi pasur negociata shumë të suksesshme për të pasur fluturimet e para pas 21 vjetësh. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një ide e tillë ka ardhur na komuniteti i biznesit në Serbi dhe Kosovë. Liderët e biznesit në Kosovë kanë kërkuar një gjë të tillë. Nuk e di nëse mediat kanë raportuar për një gjë të tillë, sepse kemi prirje të fokusohemi vetëm në përplasjet politike. Një ide e tillë ka ardhur nga dy komunitetet e biznesit. Dhe qëllimi i vizitës sime këtu, është që do të takohem me një numër të madh biznesesh këtu në Kosovë dhe në Serbi. Dua të dëgjoj se cila është ideja e radhës, çfarë duhet të bëjmë tjetër për të lëvizur përpara. Çfarë mund të bëjmë tjetër për të sjellë termocentrale për të sjellë industrinë e madhe të radhës. Unë besoj se nëse mundemi të krijojmë një atmosferë të mirë rreth zhvillimit ekonomik, atëherë njerëzit më pak do të shqetësoheshin më pak për përplasjet politike dhe kjo dërgon një mesazh të fuqishëm për politikanët që duhet të punojmë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka thanë Grenell para gazetarëve te ambasada e SHBA në Prishtinë.

Shperndaje në: