Prodhohet zemra e parë plotësisht robotike, qe qysh ka me funksionue transplanti i parë

Zemra e parë e butë robotike në botë asht në zhvillim e cila mundet me i pastrue listat e pritjes së transplantit NHS.

“Zemra hibride” ka me qenë e para e bame najherë nga muskuj dhe senzorë artificialë të butë dhe mandej e veshun me indet e njeriut të rritun në nji laborator.

Nji kirurg pionier holandez po punon në partneritet me Fondacionin Britanik të Zemrës për me transplantue atë te personi i parë në 2028.

Ekipi që qëndron mbas tij pretendon se mundet me i dhanë fund nevojës për transplantime nga njerëz të vdekun dhe me i pshtue mija që vdesin, ndërsa ndodhen në listat e pritjes së dhuruesve të organeve në nivel global.

Shperndaje në: