Ismaili: PDK mbetet adresa ma e sigurtë për qytetarët dhe shtetin

Foto: Rrokum.TV

Uran Ismaili asht emnue Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka zgjedhë kryesinë e re të partisë.

Ky asht postimi i tij i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka plotësuar strukturën e re drejtuese, pas përmbylljes me sukses të zgjedhjeve që ishin shembull për transparencë dhe demokraci, dhe për këtë uroj gjithë anëtarësinë e PDK-së.

Falënderoj Kryetarin Kadri Veseli dhe Kryesinë e PDK-së që ma besuan postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, që për mua është një nder dhe përgjegjësi e madhe.

Lidershipi i ri i PDK-së ofron garanci se, për dallim prej partive tjera, përkushtimi ynë për vendin nuk lidhet me pozitën politike, por me idealin që PDK-ja e mbron që nga themelimi i saj, e që është ndërtimi dhe forcimi i shtetit të Kosovës.

PDK, si një shtëpi ku gërshetohen vlerat e luftës dhe të lavdisë historike me vizionin dhe planet për të ardhmen e ndritur të Republikës sonë, mbetet adresa më e sigurt dhe më e qëndrueshme për qytetarët dhe shtetin. 👍

Shperndaje në: