Grenell flet nga Beogradi, tregon lidhun me afatin për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi special i Presidentit të SHBA, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka arritë në Beograd për vizitë zyrtare, prej ku ka thanë se afati për marrëveshje mes dy vendeve asht shumë i shkurtë.

Para mediave serbe, Grenell ka folë për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka thanë se Presidenti Trump nuk lejon që ky proces me u zhagitë ma shumë.

Ai prej Beogradit ka thanë se ka nji afat të shkurtë mbrenda të cilit duhet me u nënshkrue marrëveshje mes dy vendeve.

Shperndaje në: