Grenell, porosi të preme Vucic’it në Beograd

I dërguemi i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbas takimeve që mbajti në Prishtinë, ka vizitue edhe Beogradin.

Në takim me presidentin serb, Aleksander Vucic, Grenell tha se presidenti Trump asht krenar me përfshimjen e SHBA në ekonominë serbe.

“Ju sjelli përshëndetjet e presidentit Trump. Po ashtu, due me përshëndet kryeministren tuej, Ana, që e kam mikeshë të mirë dhe e falënderoj për mbështetjen e saj. Presidenti Trump ashr shumë krenar me ekonominë amerikane, po ashtu edhe përfshimjen tonë në Serbi”, tha ai.

Grenell tutje tha se në këtë regjion ka ardhë m’i dalë në ndihmë Kosovës dhe Serbisë në përpjekjet e tyne për progres.

Ai foli edhe për marrëveshjen për linjën e fluturimeve, derisa ripërsëriti se taksa duhet me u heq.

“Ndihem i knaqun me marrëveshjen për linjën e fluturimeve. Në Kosovë e kam ndje nji energji të mirë, taksa duhet të hiqet sepse asht e papranueshme”, tha ai.

Grenell nuk la pa përmendë edhe fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, për të cilën tha se duhet me u ndalë, ndërkaq që me heqjen e taksës normalizohet edhe lëvizja e lirë

“Kurse, sa i përket fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ajo po ashtu duhet me u ndalë. Heqja e takës do ta normalizojë lëvizjen e lirë të mallnave. Due me ndigjue se si do të lëvizim përpara por të gjithë pajtohemi se taksa duhet me u heq.”, tha ai.

Shperndaje në: