Ultimatumi i Amerikës në mes të Beogradit

Richard Grenell, i dërguemi Special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka thanë hapun para mediave serbe në Beograd dhe para presidentit serb, Aleksandar Vucic, se Kosova dhe Serbia duhen me u ulë me folë dhe me arritë marrëveshje paqe mes vete.

Grenell ka dhanë nji mesazh të qartë para Vucic’it dhe mediave serbe atje, se Amerika do të tërhiqet nga bisedimet nëse Kosova dhe Serbia nuk gjejnë pajtimin për m’u ulë dhe arritë marrëveshjen përfundimtare mes tyne.

Por, Grenell ka theksue edhe njiherë se ka shumë përparim, si nga Kosova dhe Serbia për me arritë marrëveshjen, tue theksue kështu nënshkrimin e ri të marrëveshjes për linjën ajrore, po ashtu tash linja e re hekurudhore mes dy vendeve.

Shperndaje në: