Koalicioni LDK-VV, deklaratë e fuqishme e Agim Veliut

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në nji prononcim për IndeksOnlinen ka thanë se sa ma parë duhet me u definue çashtja e koalicionit mes LDK’s dhe VV’s.

“Ky qëndrim është konfirmuar në mbledhjen e fundit të kryesisë. Qëndrimi është i tillë dhe nuk ka ndryshuar diçka. Kemi menduar se është mirë që sa më shpejt me përfundu në mënyrë që në rast se ka rezultat pozitiv, me ec, me pas kohë subjektet politike me kry punën siç duhet, por edhe në rast të ndonjë epilogu tjetër, VV-ja me pas kohë me bisedue me subjektet e tjera”, ka thanë Veliu.

Nënkryetari i LDK’s ka thanë se partia e tij nuk ka diçka kundër Glauk Konjufcës personalisht dhe se nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo në koalicion duen me hy si të barabartë dhe jo të nënshtruem.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo ne si LDK e kemi një ofertë tonën që mendojmë që është e drejtë dhe gatishmëria jonë nuk është me hy në koalicion si të dëmtuar apo të nënshtruar, por me hy në një koalicion të barabartë dhe të balancuar, ku lexohet drejt vota e qytetarit”, ka thanë Veliu për IndeksOnlinen.

Shperndaje në: